Një sasi lënde plasëse është vendosur në derën e një dyqani në Laç ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit sot ndërsa policia ka nisur hetimet me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Rreth orës 03:30, në qytetin e Laçit, në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit Gjon Lufi, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ...