Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale të vendit në Gjirin e Omanitlu, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.
Ushtria amerikane njoftoi se ka ndërmarrë sulme “në vetëmbrojtje” kundër Iranit, ndërsa ka rrëzuar edhe raketa balistike dhe dronë që, sipas saj, ishin lëshuar drejt anijeve dhe vendeve të Gjirit Persik, raporton BBC.
Zëdhënësi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, Sardar Mohebbi tha sot se gatishmëria e forcave të armatosura të vendit “është më e madhe se në të kaluarën”, duke pretenduar se Teherani do të përdorë lloje “të ndryshme” armësh në rast të një lufte të re ...
Irani ende është duke shqyrtuar tekstin përfundimtar të një marrëveshjeje të mundshme me SHBA-në dhe ende nuk është dërguar asnjë përgjigje, raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit, duke cituar një burim të njohur me çështjen, transmeton Anadolu.
Irani ka pezulluar të gjitha bisedimet indirekte me Shtetet e Bashkuara, duke akuzuar Izraelin për “vazhdim të mizorive” në Liban dhe duke deklaruar se çdo shkelje e armëpushimit në një front do të thotë shkelje e armëpushimit në tërësi, raportoi Euronews.
Dhuna sërish ka shpërthyer në Lindjen e Mesme, me ushtrinë amerikane që tha se ka kryer rundin e tretë të sulmeve “vetëmbrojtëse” ndaj caqeve në Iran, teksa Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me raketa dhe dronë ndaj Kuvajtit në orët e para të mëngjesit.