Shkruan Urim Saliu -Tetovasot Shkëndija po lulëzonte. Në Evropë luante pa komplekse. Përballej me kundërshtarë më të pasur, më të organizuar dhe me kampionate shumë më të forta. E megjithatë gjente forcë të konkurronte, të fitonte respekt dhe të mbante gjallë emrin e Tetovës ...
Shkruan: TetovaSot Nuk e çelim hojën as kur na rrahin, as kur na fyejnë, as kur na dënojnë. Dikur dinin të flisnin për gjithçka. Sot, kur klubi që përfaqëson krenarinë sportive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut goditet me një nga dënimet më të rënda në historinë e tij, nuk ...
Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka vendosur masa të rënda disiplinore ndaj Shkëndijës së Tetovës pas finales së Kupës, duke e përjashtuar klubin nga edicioni i ardhshëm i këtij kompeticioni dhe duke i shqiptuar një gjobë totale prej 105 mijë eurosh.
Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut (FFM) e ka dënuar rëndë Shkëndijën e Tetovës për atë që ndodhi në finalen e Kupës. Finalen e 20 majit, Shkëndija e Tetovës e humbi 1:0. Gazetaria profesionale është interes publik.
Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Në total, Komisioni Disiplinor pranë FFM-së i ka shqiptuar dënim në para prej 105 mijë eurove skuadrës shqiptare nga Tetova.