Në prag të Samitit Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor që mbahet nesër (e premte) në Tivat, marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë janë tensionuar pas një serie incidentesh që kanë ngritur shqetësime për sigurinë.
Si një anëtar i përgjegjshëm dhe i besueshëm i NATO-s, Mali i Zi u garanton të gjithë mysafirëve të tij një qëndrim të sigurt, të mbrojtur dhe të këndshëm, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi.
Një aeroplan me 90 udhëtarë, i cili mbërriti në Mal të Zi nga Serbia të mërkurën, është ndaluar në aeroportin e Tivatit ku policia vendase po kryhen kontrolle policore mbi udhëtarët. Policia malazeze njoftoi se po kryhen kontrolle të shtuara në aeroport në prag të samitit ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se nuk ka frikë nga kërcënimet, pasi Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) i rekomandoi të mos udhëtonte në Mal të Zi për arsye sigurie. Paralajmërimi i BIA-s erdhi pas informacioneve operative sipas të cilave Radoje Zvicer, ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Po shkoj në Mal të Zi. Është shumë e rëndësishme që atje ta përfaqësoj Serbinë ”, tha Vuçiq gjatë një ...
Autoritetet e Malit të Zi kanë refuzuar hyrjen në vend për 90 shtetas serbë që mbërritën mëngjesin e së mërkurës në Tivat me një fluturim nga Beogradi, vetëm pak para zhvillimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.